Sot bëhet fiks një javë nga shembja e pabesë dhe në mënyrë "skuthërore" e barbare, që iu bë godinës së Teatrit Kombëtar, e cila u shoqërua me dhunë kafshërore nga Policia e Lleshit, e cila me urdhra nga lart, terrorizoi artistët, aktorët, aktivistët dhe qytetarët që dolën kundër këtij akti që cënoi seriozisht demokracinë në vend.
Shembja e godinës së Teatrit Kombëtar nuk ka indinjuar vetëm artistët në Tiranë, por edhe ata në Europë.
Një artist dhe këngëtar i njohur nga Zvicra, i quajtur Marco Zappa, ka shprehur revoltën tij për shembjen e teatrit përmes artit.
Ai i ka kushtuar në këngë "krimit" që ndodhi në mes të Tiranës, të titulluar "Atë natë të shtuen, përse?"
Ndër të tjera, në tekstin e këngës thuhet se "u shkatërrua në mënyrë të pabesë historia".
Video e këngës: