JOQ Albania
Home

Tha se e kishin rrëmbyer, nëna monstër pranon krimin e tmerrshëm: E vrava tim bir, e hodha në kanal!
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 24/05/2020 21:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një nënë e cila fillimisht i tha policisë se djali i saj ishte rrëmbyer në Florida pranoi gjatë marrjes në pyetje se ajo e çoi atë në kanal, ku 9-vjeçari u gjet më vonë i vdekur. Patricia Ripley, 45 vjeç, fillimisht i tha policisë që dy burra e goditën makinën e saj anas, rreth orës 9 e mëngjesit. Ajo tha se burrat kërkonin drogë dhe më pas i rrëmbyen djalin e saj, i cili është me autizëm.

Më pas ajo pranoi që kishte kryer vrasjen.

Policia tha:

Ajo deklaroi se ai do të jetë në një vend më të mirë.

Avokatja e shtetit Katherine Fernandez Rundle,tha se trupi i djalit u gjet disa orë më vonë. Ai tha se djali i vogël mbante veshur një T-shirt me fotografi të Kapitenit të Amerikës.

Ishin kamerat e rrugës që treguan të gjithë ngjarjet dhe njëkohësisht provat më të rëndësishme për policinë. Në video duket se banorët që kalonin aty afër kishin dëgjuar ulërima dhe e kishin shpëtuar një herë djaloshin, por Ripley e kishte dërguar përsëri duke arritur në ngjarjen fatale.

Burimi: CNN|Përktheu dhe Përshtati: JOQ-Albania