JOQ Albania
Home

Shkencëtarët zbulojnë fosilet e një prej dinosaurve të fundit në planet
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 24/05/2020 21:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shkencëtarët kanë zbuluar një fosil në Argjentinë që mendohet se i përket një prej dinosaurve të fundit në planet.

Paleontologët nga Muzeu i Shkencave të Natyrës Argjentinase i zbuluan fosilet në provincën jugore të Santa Cruz në Mars dhe njoftuan gjetjet e tyre këtë javë pasi morën kohë për të studiuar fosilet.

Mbetjet 70 milion vjeçare përfshinin rruaza, brinjë dhe pjesë të gjoksit dhe shpatullave të dinozaurit dhe shkencëtarët vlerësuan se ekzemplari ishte përafërsisht 10 metra në gjatësi.

Nëse matjet e tyre janë të sakta, dinosauri do të ishte megaraptori më i madh i njohur deri më tani.

Megaraptorët mendohet të kenë qenë pothuajse shtatë metra të gjatë dhe të peshonin 33 deri në 43 kilogram.

Fernando Novas, paleonologu përgjegjës për projektin, tha:

Megaraptorët u përcaktuan nga krahët e gjatë dhe gishti i madh, i cili përfundoi në një kthetër me madhësi afërsisht 40 centimetra, që i ndihmonte ata të kapnin pre.

Burimi:UNILAD | Përktheu dhe Përshtati: JOQ-Albania