JOQ Albania
Home

Mali i Zi fiton betejën ndaj Covid-19, shërohen të gjithë pacientët e prekur nga koronavirusi
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24/05/2020 20:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mali i Zi ka fituar betejën ndaj Covid-19.

Për herë të parë pas 68 ditësh në pandemi, në shtetin fqinj nuk ka asnjë rast aktiv me koronavirus, si dhe nuk është raportuar asnjë rast i ri.

Mali i Zi ka regjistruar 9 vdekje që nga shpërthimi i epidemisë, ndërsa 315 pacientë të tjerë janë shëruar plotësisht nga virusi.

Lajmi është dhënë nga Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi, ku thuhet se edhe rasti i fundit aktiv është shëruar plotësisht.

Autoritetet kanë njoftuar se janë kryer 140 teste, ku asnjë nuk ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19.

Në njoftim ndër të tjera thuhet:

Pas 68 ditësh që nga rasti i parë, Mali i Zi aktualisht është pa pacientë me COVID-19 Ndërkohë rasti i fundit aktiv me COVID-19 i ka plotësuar kriteret për shërim të plotë.

Në Mal të Zi janë regjistruar gjithsej 324 raste të koronavirusit.