Ndërsa ekspertët e shëndetësisë kanë theksuar se vitamina D, e cila merret edhe nga rrezet e diellit, lufton koronavirusin dhe çdo lloj virusi tjetër, në Shqipëri, ku Covid-19 është ende prezent, ndonëse rastet kanë zbritur, qytetarët nuk lejohen të shkojnë në plazh.
Policia e Lleshit, me urdhër nga vetë 'krye-bossi" i Rilindjes, ka larguar çdo qytetar që ka shkuar në plazh për të marrë rreze dielli, në këto ditë kur temperaturat janë rritur ndjeshëm.
Mirëpo, aksionet e zhvilluara në bregdet duket se nuk kanë kaluar pa incidente për policinë.
Një video e publikuar nga Tv Klan tregon një punonjës policie i cili ka pësuar gjendje të fikëti në një nga plazhet e jugut, teksa ndodhej për të larguar qytetarët nga bregdeti.
Siç shihet dhe në video, policit i kanë ardhur në ndihmë kolegët e tij, të cilët e mbajnë nga krahët.
Nuk ka informacione mbi identitetin dhe gjendjen shëndetësore të policit.