Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në Fier, ku janë përfshirë dy automjete.
Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur dy persona, ndërsa aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Fermë Çlirim.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësiea e lartë me të cilën lëvizte njëri nga mjetet.
Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, dy mjetet kanë pësuar dëme të shumta materiale.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Ky aksident ka ndodhur në një kohë kur qyteti i Fierit është vendosur në karantinë sot, pasi përfshihet në zonën e kuqe në hartën e koronavirusit në Shqipëri.