Një ngjarje e rëndë raportohet nga qyteti i Fierit. Sipas informacionit paraprak një 51-vjeçar i ka dhënë fund jetës në burgun e Fierit.
Si raportohet ai ka varur veten me çarçaf në tualetin e paraburgimit. Të ditura janë bërë dhe inicialet e tij. Ato janë B.Z.
51-vjeçari ishte nga Mallakastra dhe në paraburgim kishte përfunduar, pasi ishte dënuar për veprën penale trafikim i lëndëve narkotike.
Pritet që në vijim policia të japë më shumë detaje në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.