JOQ Albania
Home

U ndaloi besimtarëve faljen për Bajram, Rama luan cinikun: Bekuar qofshi!
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 24/05/2020 15:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Edhe pse u ndaloi besimtarëve faljen për Bajram kryeministri Edi Rama nuk ka hequr dorë nga cinizimi i tij.

Rama ka publikuar një foto, ku shikohen besimtarë duke u falur. Krahas fotos ka shkruar:

Zoti i dëgjoftë lutjet tuaja e i dhëntë dritë e forcë çdo familjeje që sot feston dhe vetë Shqipërisë së lutjes së sinqertë, punës së palodhur, dashurisë e paqes mes shqiptarëve. Bekuar qoftë Shqipëria, bekuar qofshin shqiptarët!

E mesa duket kryeministri Rama, i cili disa kohë më parë u vetëshpall edhe si babai i shqiptarëve dhe tha se u kishte shpëtuar jetën nuk ka hequr dorë nga show.

Kujtojmë këtu se në vend kanë prej disa ditësh kanë nisur protestat, pas asaj që ndodhi me "Teatrin Kombëtar".

Por edhe kryeministri Rama urdhëroi izolim të plotë për të dielën, shqiptarët nuk i janë bindur vendimit.

Të shumtë ata kanë dalë dhe kanë bërë faljen e madhe të namazit me rastin e mbylljes së muajit të shenjtë të Ramazanit, ditë që përkon edhe me festimin e Bajramit.

Në disa xhami në Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan, Kukës dhe Shkodër është faluar namazi i Fiter Bajramit.