Ismet Drishti xhiro me gomar në Tiranë, tek Liqeni përplaset me policinë: Ku ta di që s’jeni kriminelë?!

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 24.05.2020, 14:16

Ismet Drishti është një prej personazheve më të njohur në vend për kamerat e fshehta që ka realizuar vazhdimisht me personazhe të njohur.

Ai ka realizuar sot një kamera të fshehtë ku duket teksa lëviz me gomar në rrugët e Tiranës dhe tenton që të futet në parkun e liqenit në kryeqytet ndërsa është ndaluar nga disa punonjës policie që përpiqen ta bindin të largohet edhe pse nuk janë të pajisur me emra në veshjet e tyre apo me numra identifikimi.

Drishti në video shfaqet këmbëngulës në përballjen me punonjësit e policisë pasi ata nuk mund të identifikoheshin si punonjës policie dhe sipas tij mund të ishin edhe kriminelë.

Pjesë nga biseda:

Drishti: Po deri tek shiriti

Polici 1: Nuk lejohet

Drishti: Po pse nuk e ke vënë shiritin këtu

Polici 1: Po jam unë këtu

Drishti: Dmth ti je në vend të shiritit

Polici 1: Po normale

Drishti: Dmth ti bën punën e shiritit. Pse nuk lejohet?

Polici 1: Me urdhër nga lart

Drishti: Ku është ky urdhri?

Polici 1: Jam unë punonjës policie Kthehu ose do marrësh masë?

Drishti: Cfarë mase do marrësh?

Polici 1: Zotëri mund të merrni informacion në organet përkatëse.

Drishti: Po uniforma e policisë ka emër dhe numër. Kush jeni ju?

Policja 2: Më vjen keq

Drishti: Unë nuk të njoh zonjushë, më nxirr emrin dhe numrin

Policja 2: Keni të drejtë

Drishti: Zonjushë kur kam të drejtë, përse më pengon?

Polici 1: Zotëri do të të shoqëroj

Drishti: Kush je ti të më shoqërosh? Mos më prek me dorë zotëri.

Polici 3: Ku do shkoni me këtë?

Drishti: Xhiro nëpër Tiranë, e kam kafshë shoqërimi. Dikush ka qenin, peshkun, majmunin, unë kam këtë

Polici 3: E kam kohën e kufizuar

Drishti: Këta kë përfaqësojnë?

Polici 3: Janë kolegët e mi. jam në shërbim, nuk lejohet asnjë këmbësor dhe asnjë person me kafshë shtëpiake apo shoqëruese

Drishti: Të lutem, ku të marr vesh që është polic. Nuk ka emër as numër. Këtë uniformë e blej në dyqan. Ku ta di që nuk janë kriminela?

Polici 3: Ky është problemi i tyre, jo i juaji

Drishti: Mirë mirupafshim zotëria juaj!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit