JOQ Albania
Home

Njërin e ekzekutuan me kallash, tjetrin e plagosën gabimisht/ Lleshi lufton krimin! Lëshon policinë mbi plazhistët
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 24/05/2020 13:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndërsa e diela e sotme ka gëdhirë me krime në qytete të ndryshme të Shqipërisë, ministri Sandër Lleshaj ka “lëshuar” në terren punonjës të rendit të cilët janë fotografuar duke larguar disa qytetarë nga plazhi në Sarandë.

Ndërsa situata në vend nuk paraqitet problematike prej pandemisë duket se shqetësimi më i madh i policisë së shtetit dhe asaj bashkiake është boshatisja e plazheve nga dy tre qytetarë.

Sot në Vlorë u shënua një krim i rëndë, një atentat me armë zjarri ku për pasojë mbeti i vdekur në vend një i ri 25-vjeçar ndërsa po ashtu në orët e para të mëngjesit të sotëm një 29-vjeçar mbeti i plagosur nga një sulm me armë në Kavajë.

Dy ngjarje të rënda që ndodhën në më pak se 30 minuta distancë midis tyre ndërsa policia e Sandër Lleshit mendon të kontrollojë qytetarët kur dalin nga shtëpitë. Një qytetar ka dërguar fotografinë në redaksinë e JOQ Albania.

Ndërsa tregon se policia po merret me “plazhistët kriminela” kur krime të rënda ndodhin tjetërkund në vend.

Mesazhi i qytetarit për JOQ Albania:

Pershendetje JOQ, erdhen dhe ngriten plazhistet si kafshe! Donin te me merrnin dhe mua celularin. Se shikon Lleshi qe u vra nje i ri me kallash sot ne Vlore?! E nje tjeter u plagos ne Kavaje? Po do kape plazhistet kriminela ky i ka leshuar ketej te fortit qe luftojne krimin!