Arrestohet një 52-vjeçare, hodhi letra raciste në dyert e disa banorëve: Kthehuni urgjent nga keni ardhur!

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 24.05.2020, 12:38

Një grua 52-vjeçare është arrestuar pasi dyshohet se ka shkruar një letër me përmbajtje të theksuar shprehjesh raciste ku urdhëronte banorët me ngjyrë të një lagje në San Francisco të lironin shtëpitë e tyre në mënyrë që “familje të bardhësh” të jetonin në to.

Nancy Arechiga, një banore e San Leandro, dyshohet se ka lënë shënimet në pesë shtëpi të ndryshme në pjesën e Heron Bay në periferi të Oakland të premten në mbrëmje.

Letra ngjalli shumë reagim në mediat online menjëherë pasi është shpërndarë në to nga njëra prej banoreve të zonës, Trinny Wynn.

Në letrën e cila mban datën 22 maj shkruhet:

Ne, populli i SHBA-ve me synim krijimin e një uniteti perfekt, me synim vendosjen e drejtësisë, me synim krijimin e qetësisë në shtëpitë tona, dhe me synim mbrojtjen e komunitetit, ju japim këtë urdhëresë. Nëse je një grua ose burrë dhe keni lindur në një vend tjetër, kthehu, kthehu, përsëri, në vendin tënd, shpejt, me urgjencë. Nëse je një grua e lindur në një vend tjetër, merr fëmijët me vete dhe ikë. Në këto banesa do jetojë një amerikan “i bardhë” që është në shërbim të vendit të tij.

Edhe pse gruaja ka qenë e maskuar me size dielli dhe mbuluar me shall është mundësuar identifikimi i saj dhe është bërë arrestimi.

Burimi: dailymail Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit