JOQ Albania
Home

Identifikohet 29-vjeçari i plagosur në Kavajë, nëna: Djali ishte tek berberi, u gjend rastësisht në ngjarje
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 24/05/2020 12:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Orët e para të mëngjesit të sotëm një 29-vjeçar u plagos me armë zjarri në Kavajë. Ngjarja ndodhi në orën 01:00 pas mesnatës.

Ndërsa të tjera detaje janë bërë me dije lidhur me ngjarjen e ndodhur tek ish-fabrika e letrës në Kavajë.

Burmiet nga "BalkanWeb" bëjnë me dije se i plagosuri quhet Mario Xhafa i cili u dërgua drejt Spitalit të Durrësit për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën pasi ka marrë vetëm një plumb në këmbë.

Ndërsa lidhur me ngjarjen ka folur edhe nëna e të riut e cila ka treguar për "BalkanWeb" se djali i saj kishte dalë nga shtëpia në mbrëmje për t’u qethur tek berberi. Po ashtu ka thënë se i biri nuk kishte konflikte me askënd por se ishte gjendur rastësisht aty.

Burimet e policisë bëjnë me dije se autor i dyshuar i ngjarjes është 27-vjeçari Viskont Hysi, banues në Kavajë, i cili fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes, por pas një ore e gjysmë ndjekie është ndaluar dhe shoqëruar nga policia.