JOQ Albania
Home

Kush është Kristian Breshanaj, 25-vjeçari që u vra me breshëri kallashnikovi në Vlorë?
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 24/05/2020 9:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vlora u trondit orët e para të mëngjesit të sotëm nga vrasja e një të riu vetëm 25-vjeç. Viktima quhet Kristian Breshanaj dhe njihej si një person me probleme të mëparshme me drejtësinë ndërsa mësohet se ai është djali i një mjeku të njohur.

Policia po heton edhe pistën për shkak të detyrës që lidhet me babain e tij, i cili është mjek reanimator në spitalin e Vlorës, po ashtu dhe për shkak të ndonjë konflikti që mund të ketë patur ai apo dhe vëllai i tij.

Viktima ishte fëmija i vogël i familjes Breshanaj, ndërsa ka një vëlla më të madh që jeton jashtë vendit. Po ashtu mësohet se 14 persona janë shoqëruar për ngjarjen në fjalë, që mund të kenë dijeni për konfliktet që mund të ketë pasur viktima.

I riu është goditur nga një distancë e afërt me kallashnikov ndërsa pas krimit një automjet i llojit “BMW” me targa greke është gjendur i shkrumbuar nga flakët në lagjen “10 Korriku” në Vlorë.

Mësohet se Breshanaj u arrestua nga Policia e Vlorës më 23 qershor 2014, në kushtet e flagrancës, pasi në automjetin e drejtuar prej tij u gjet lëndë narkotike kanabis sativa ndërsa edhe drejtonte mjetin tip 'Volkswagen' me targa AA 225AN pa leje drejtimi.

Breshanaj është ndaluar më herët prej policisë me akuzat: "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, si dhe "Drejtimi i parregullt iautomjetit”.