Ndërron jetë i riu në Itali, miku i tij thirrje shqiptarëve: Të ndihmojmë familjen e Klajdit, la pas Bryan-in e vogël

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 24.05.2020, 09:00

Kreshnik Bulica është një i ri i cili banon në Itali ndërsa fatkeqësisht ka humbur mikun e tij Klajdi Terniqi në një aksident me motorr.

Klajdi prej dy javësh ishte bërë babai i një vogëlushi me emrin Bryan dhe sipas mikut të tij ishte një person plot gjallëri, që e donte jetën, adrenalinën dhe që lumturonte këdo kishte pranë.

Si një përshëndetje të fundit ndaj mikut të ndjerë, Kreshniku kërkon që kushdo ka mundësi, të ndihmojë familjen e vogël të të riut me sado pak ndaj dhe në dispozicion është vendosur një llogari bankare në emër të Kreshnik Bulica për të mbledhur të ardhura që më pas do kalojnë tek bashkëshortja e të ndjerit për Bryanin e vogël vetëm 2 javësh.

Kreshnik Bulica dedikim ndaj 30-vjeçarit:

E doje asfaltin kur ‘vrpaonte’ pas teje, kthesat, rrotat, zhurmën e frenave, erën e motorrit të zhurmshëm gjatë natës. E doje jetën, njerëzit, kushdo që të ka njohur ka një kujtim apo një batutë që e lidh me ty. Synimi i jetës tënde ishte ta bëje çdo ditë të paharrueshme për veten dhe për këdo që të ndodhej pranë. Vdekja është një nga fenomenet më të dhimbshme dhe më të pashpjegueshme. Por një person nuk vdes kurrë nëse kush mbetet e kujton gjithmonë. Klajdi Terniqi iku shumë herët, vetëm 30 vjeç. Prej dy javësh ishte bërë babai i Bryan. Ndodhi në një aksident automobilistik. Miq, të afërm, të njohur, kolegë e përshëndesin për të fundit herë me një ‘garë’ solidariteti për të ndihmuar nënën dhe vogëlushin Bryan.

Mund të bëhet një dhurim në të ardhura në mbështetje të familjes në këtë llogari bankare.

IBAN IT67Z0200800000104016622

Llogaria në emër të : Kreshnik Bulica

Me synim që vdekjet mos jenë kurrë numra të ftohtë…

Me synim që kush mbetet të rimarrë jetën në duar…

Me synim që kush nuk është më të buzëqeshë sërish, kudo ndodhet…

Me synim që ajo çka i jep kuptimin jetës t’ia japë edhe vdekjes…

Mesazhi i mikut të 30-vjeçarit:

Përshëndetje dje humbëm një shok në një aksident rrugor. Ju bëj kërkesë për të publikuar apelin për ndihmë ekonomike edhe se e vogël për djalin dy javësh që ka lënë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit