Vrasja në Vlorë/ I riu prej tre muajsh ishte kthyer nga Belgjika, autorët i zunë pritë para banesës

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 24.05.2020, 08:11

Pak më herët njoftuam se në Vlorë orët e para të mëngjesit të sotëm u vra me breshëri armësh një 25-vjeçar. Sipas njoftimit zyrtar të policisë shtetasi Kristiano Breshani u gjet i vrarë me zjarri në lagjen “Uji i Ftohtë” pranë zonës së quajtur “7 pallatet”, në rrethana ende të paqarta.

Burime nga Fax News bëjnë me dije informacione të tjera rreth krimit të rëndë. Ngjarja ka ndodhur në orën 12.30 të natës dhe mësohet se autorët e kanë pritur para hyrjes së banesës 25-vjeçarin Kristian Breshani.

Sipas burimeve, dyshohet që kanë qenë 2 autorë me makinen tip “BMW” me targa greke. Ndërsa autorët kanë qëlluar me breshëri drejt të riut që ka humbur jetën prej 5 plumbave që i depërtuan trupin.

Më pas autorët janë larguar dhe kanë djegur makinën në lagjen, “10 korriku” duke lënë brenda saj edhe armën e krimit tip kallashnikov.

25-vjeçari ka ndërruar jetë në vend prej plagëve të mara ndërsa bëhet me dije se ai kishte vetëm 3 muaj që ishte kthyer nga Belgjika, informacion mbi të cilin po ngrihet edhe pista e hetimit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit