Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëgjesit të sotëm në Kavajë.
Një 29-vjeçar është plagosur me armë zjarri më zonëm tek ish-Fabrika e Letrës ndërsa ende s’bëhen me dije motivet.
Sipas njoftimit të policisë, autori i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi V.H., 27 vjeç, banues në Kavajë, i cili fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes, por pas një ore e gjysëm ndjekje dhe kërkimesh është vënë në pranga.
Njoftimi i plolicisë:
Më datë 24.05.2020, rreth orës 01:00, tek ish fabrika e letrës, në Kavajë, për motive ende të paqarta dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi M.Xh., 29 vjeç, i cili u dërgua në spitalin e Durrësit. Si autor i dyshuar i ngjarjes është shtetasi V.H., 27 vjeç, banues në Kavajë, i cili fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes, por pas një ore e gjysem ndjekje dhe kerkimesh është bërë shoqerimi i tij për në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë.