Vritet me armë zjarri në mes të rrugës 25-vjeçari

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 24.05.2020, 07:16

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në qytetin e Vlorës. Gjatë një sulmi me armë ka humbur jetën një 25-vjeçar.

Sipas njoftimit të policisë shtetasi Kristiano Breshanaj është gjetur i vrarë me armë zjarri në lagjen “Uji i Ftohtë” pranë zonës së quajtur “7 pallatet”.

Gjatë ispektimit të zonës në një nga rrugicat e lagjes “10 Korriku” në Vlorë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në flakë një automjet, brenda të cilit është gjetur një armë zjarri automatik kallashnikov për të cilën dyshohet se është arma e krimit.

Në detajet e para mësohet se janë dy autorë për krimin dhe pasi i kanë zënë pritë 25-vjeçarit kanë qëllluar me breshëri armësh mbi të. Ata ndodheshin në një makinë BMW me targa greke të cilën kanë tentuar ta djegin bashkë me armën e krimit.

Njoftimi i policies:

Në lagjen “Uji i Ftohtë”, pranë zonës së quajtur “7 pallatet”, në rrethana ende të paqarta është vrarë në rrugë dyshohet me armë zjarri shtetasi K. B., 25 vjeç. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ngritën pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit/ëve. Gjatë krehjes së zonës, në një nga rrugicat e lagjes “10 Korriku” Vlorë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në flakë një automjet, brenda të cilit është gjetur një armë zjarri automatik kallashnikov, e cila dyshohet të jetë arma e krimit. Policia e Vlorës ka nisur të shoqërojë persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e krimit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit