JOQ Albania
Home

Mjekët japin alarmin: Vetëvrasjet po marrin më shumë jetë se COVID-19
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 24/05/2020 2:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mjekët në Kaliforni shprehen se numri i vetëvrasjeve është më i lartë se numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Këto shifra krahasohen vetëm gjatë periudhës së krizës shkaktuar nga pandemia.

Dr. Michael deBoisblanc i qendrës mjekësore John Muir në Kaliforni tha:

Ne kurrë nuk kemi parë një numër si ky në një periudhë kaq të shkurtër kohore.

Mjeku shtoi se në katër javët e fundit kanë vrarë veten më shumë se mesatarja e gjithë vitit.

Kacey Hansen, infermiere e traumës në qendrën John Muir, shprehu shqetësim për rritjen e numrit të tentativave të vetëvrasjes, ashtu si dhe kapacitetit të spitalit.

Të dy specialistët e mjekësisë kanë bërë thirrje për t'i dhënë fund bllokimit të shtetit, i cili aktualisht do të skadojë në 31 maj.

Ata theksojnë se është e rëndësishme për t'i dhënë fund bllokimit dhe për të shpëtuar njerëzit që vuajnë mendërisht, pasi izolimi mund ta përkeqësojë situatën.

Burimi: DailyMail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA