U arrestua pasi përdhunoi për 48 orë shqiptaren, “Dragoi i Kavos” nxirret me barrelë nga përroi

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 24.05.2020, 01:04

Policia greke arrestoi ditën e sotme 47-vjeçarin Dhimitër Aspioti, me akuzën e përdhunimit ndaj një 34-vjeçareje shqiptare.

Ngjarja ka ndodhur në 9 maj në vendin e quajtur Agio Petro Lefkim, por autori është arrestuar në Korfuz dhe mësohet se ka qenë i armatosur. Greku i njohur ndryshe edhe si “Dragoi i Kavos” ka bërë rezistencë ndaj policisë.

Së fundmi mediat greke kanë publikuar edhe pamje nga arrestimi i tij.

Ai shihet teksa është marrë me barrelë nga forcat e policisë. Dyshohet se gjatë ndjekjes “Dragoi i Kavos” ka marrë dëmtime të shumta në trup.

Aspioti akuzohet se ka përdhunuar për 48 orë një grua shqiptare. Ka qenë burri i saj që ka denoncuar rastin në polici, pasi është zgjuar një mëngjes dhe nuk e ka gjetur gruan e tij në shtëpi. Në deklaratën e tij për policinë ai kishte treguar se një natë më parë janë takuar me Aspiotin.

Ndërsa e dhunuara ka dëshmuar për policinë se Aspioti e kishte mbajtur dy ditë brenda në kasolle dhe e kishte kërcënuar se do ta vriste me thikë e më pas e kishte përdhunuar.

Mediat greke bëjnë me dije se “Dragoi i Kavos” ka kryer dhjetëra përdhunime në vende të ndryshme të botës, por është liruar me kusht. Ai ishte arrestuar në vitin 2002 për të njëjtin shkak dhe ishte liruar në 2019.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit