Gjithë të tjerët hapur/ Policia e Beratit gjobit vetëm një lokal, pronari: Hasan Ahmetaj do rryshfet

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 24.05.2020, 00:38

Mbrëmjen e djeshme, Edi Rama njoftoi në Facebookun e tij se fundjava do jetë e njëjtë si fundjavat e tjera, pra shumica e bizneseve do të jenë të mbyllura dhe lëvizja e njerëzve, sipas kategorive. Hapur, ditën e shtunë, do të jenë vetëm farmacitë dhe ushqimoret, ndërsa të dielën gjithçka e mbyllur.

Ndërkohë në zonat e gjelbëra, hapur do të jenë edhe lokalet, por deri në orën 17:30 dhe jo në 21:00.

Pikërisht këtij urdhëri i është bindur pronari i një biznesi nga Berati, por që është shokuar kur ka parë që shumë të tjerë, mu në mes të qytetit nuk pyesinin për masat.

Ai ka shkruar në redaksinë e JOQ ALBANIA dhe tregon se ndaj tij është bërë padrejtësi, duke e gjobitur dhe shoqëruar në komisariat, pasi rihapi lokalin , kur pa gjithë të tjerët hapur.

Ai denoncon drejtorin e policisë Berat, Hasan Ahmetajn, i cili kërkon rryshfete mujore nga bizneset dhe nëse nuk i paguan të shoqërojnë në polici.

Lidhur me ngajrjen, ku të gjitha lokalet janë hapur dhe ai është gjobitur, pronari ka dërguar edhe prova. Shihet qartë nga pamjet sesi baret në pedonalen e qytetit gumëzhijnë nga zhurma e qytetarëve.

Denoncimi i plotë i qytetarit:

Doja të ndaja një ngjarje me ju pasi nga shteti i kemi prerë shpresat. sot rreth orës 7:50 në qytetin e beratit (zonë e gjelbër) për shkak të urdhërit të ramës lokalet duhet të punonin deri në orën 5:30 (pasdite) dhe unë që po shkruaj jam një pronar i një bar-kafe dhe iu binda urdhërit dhe e mbyllëm lokalin, rrugës dukë shkuar në shtëpi pashë që të gjitha lokalet e tjera ishiin hapur dhe unë isha i vetmi që e kisha mbyllur dhe duke parë këtë gjë unë e hapa lokalin, në orën 7:55 erdhi fugoni i policisë dhe kërkoi që të vinin gjobë. pa një shkresë pa një dokument ose urdhër në trajtë letre do vinin gjobë, duke i kërkuar letrat që përse duhet ta mbyll ndërkoh që të tjerët janë hapur më shoqëruan dhe në polici. kjo është një prishje imazhi një dëm shum i madh për lokalin tim duke qenë më e frekuentuara dhe biznes i sapo hapur, ju shkruaj i pashpresë nga drejtësia e vendit tim. unë jam një taks-pagues i rregullt. vetëm sepse hasani ahmetaj do rryshfet do kuot mujore nga bizneset në berat nëse nuk i bindesh të shoqërojnë me 5-7 polica brenda lokalit në mës të njerëzve. ky është fundi për bizneset e vogla sidomos në qytetin e beratit, shprësojmë që këtë lajm ta shikoj edhe rama t’i shikojë faktet, të vendosi drejtësi.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit