JOQ Albania
Home

Skerdi Drenova i OST, i “fal” 1,2 miliardë lekë kompanisë që konkuroi me veten e saj
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 23/05/2020 23:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

OST apo ndryshe Operatori i Sistemit të Transmetimit është një shoqëri publike me 100% të aksioneve shtetërore. Që prej janarit të vitit 2019 administrator i shoqërisë është emëruar Skerdi Drenova.

Emri i tij është përfolur shumë në media kohët e fundit pasi u zbulua që bashkëshortja e Erion Veliaj-t, Ajola Xoxa, rezultonte e punësuar pranë kësaj shoqërie si këshilltare e jashtme me një pagesë prej rreth 1,3 milionë lekë të vjetra në muaj. Më parë Skerdi Drenova ka qenë Kryeinspektor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë e Tiranës dhe për këtë u përfol se në fakt po i kthente qokën Erion Veliaj-t duke i punësur në tetor të vitit të kaluar bashkëshorten pranë OST.

Si drejtues i një shoqërie publike në pronësi shtetërore, Skerdi Drenova mund të organizojë dhe të japë tendera. Njëri prej tyre, përkatësisht me numër reference REF-52045-02-28-2020, ngjan tepër i dyshimtë sepse në garë ka marrë pjesë vetëm një kompani, e cila natyrisht është shpallur edhe fituese. E thënë ndryshe, kompania ka konkurruar me veten e saj dhe ka fituar. Paradoksale apo jo? Jo nëse jetojmë në Shqipëri, në fakt.

Objekti i këtij tenderi është “Zgjerimi i sistemit të lokalizimit të defekteve në Linjat e Tensionit të Lartë” dhe fituesi është publikuar elektronikisht në datë 15.05.2020 pranë agjensisë publike përkatëse. Tenderin e ka fituar kompania “G.A.C.” sh.p.k me administrator Klodian Alimadhi për një vlerë prej rreth 1,2 miliardë lekë të vjetra me tvsh.

Vlera e ofruar nga kjo kompani është thuajse në kufirin e vlerës limit, çka shton dyshimet se fituesi është paracaktuar, madje aq hapur sa s’ka patur asnjë konkurrent. E ku ka më bukur se të konkurosh kundra vetes dhe ta mundësh? Çudira shqiptare plako!