“Hapim Shqipërinë”/ Nesër në 11:00 përpara kryeministrisë, qytetarët me filxhan kafeje me vete

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 23.05.2020, 23:33

Për ditën e nesërme në orën 11:00 paradite, njoftohet një tjetër lëvizje tek fusha e basketbollit pranë vëllezërve Frashëri, përballë Kryeministrisë.

Organizatorët kanë ftuar qytetarët dhe kanë deklaruar se do të hapin kafe, kështu që qytetarët duhet të marrin me vete filxhan, ndërsa është bërë thirrje për të hapur Shqipërinë.

Edhe avokati Altin Goxhaj ka reaguar në lidhje me “tubimin” që pritet të mbahet. Ai nuk ka kursyer edhe ironitë në postimin në facebook.

Kujtojmë se Shoqëria Civile është duke organizuar protesta të shumta në lidhje me situatën e krijuar në vend.

Sot aktivisti Erion Kristo ka thyer rregullat dhe ka dalë tek parku i liqenit artificial duke shkelur kështu masat për distancimin social. Sipas tij mbyllja e këtij vendi është e pa justifikueshme. Kristos i janë bashkuar shumë qytetarë që kanë dalë shëtitje me të.

Goxhaj shkruan:

Ju presim: Nesër, e Djelë në 11:00 te Vëllezërit Frashëri para Kryeministrisë, në vazhdën e Lëvizjes #HapimShqiperine: Hapim Kafen e Parë ☕️ (kafe alla turka 50L, Nes 110L, dhallë50L 😛 ) Do luajmë edhe futboll me top basketbolli se kemi kosh

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit