Shqiptari ndërron jetë në Britani, miku i tij prek me dedikimin: Na mërzite Get, “na tradhëtove” për së dyti

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 23.05.2020, 13:20

Gazetari i Fax News, Fatjon Gjinaj ka bërë një dedikim të ndjerë për mikun e tij të fëmijërisë që ka ndërruar jetë nga një atak kardiak në britaninë e madhe.

Ai përmend në shkrim faktin se si shumë të rinj edhe miku i tij iku diku larg për të ndjekur ëndrrën e tij sepse si duket ëndërr e rinisë shqiptare nuk është më Shqipëria.

Nga Fatjon Gjinaj

Më erdhi rrufe në qiell të hapur lajmi se një djalosh Mirdite kishte ndërruar jetë nga një atak kardiak në Britaninë e largët ku shqipet kanë fluturuar në kërkim të tokës së premtuar. Një bashkëmoshatar, djalë i bijës së fisit, derë Kishe themi nga anët tona, për të paktën tre breza.

Geti vinte tek dajat, madje një pjesë të fëmijërisë e ka kaluar aty, në Lufajt e ashpër të Selitës ku fëmijët ndryshe nga njerëzit dhe terreni, ishin engjëj, shkonin mirë, pa hile e mbi të gjitha duheshin.

Kam luajtur me Get Gjokën futboll me top thesi të qepur me spango, kur binte në ujë përfytyrojeni vetë se si vijonte ‘ndeshja’ natyrisht nuk ndërpritej, përkundrazi, ‘ziheshim’ për një faull, për një penallti, por udhën për në shtëpi e vijonim bashkë duke kuvenduar që sot kur e mendoj betohem se e kam zili marrëdhënien dhe marrëdhëniet altruiste që krijonim, e delet mbase i harronim nga kishin vajtur duke i treguar njëri-tjetrit se sa i zoti jam. Shkopinj barinjsh bënim sikur bënim dhe sërish ‘ziheshim’ se kush e bëri më të mirë. Kokafshehtasi kur luanim, si vdekjen që njëherë do të vinte e dinim se cilët ishin 3 vendet kryesore ku fshihej tjetri.

Geti, gjithnjë i bëshëm në fizik, i qeshur, dhe i çiltër e pa marifete por siç ishte bënte, siç bënte fliste e siç fliste sillej. Në Rrëshen ndryshe nga shumë kush e s’po them si askush tjetër për të bërë mitizime, ai ishte nga ata që të shikonte, e kur të shikonte të fliste e kur të fliste ai qesht’te. Ai nuk bënte sikur nuk të shikonte, as sikur nuk të dëgjonte e as sikur po qesht’te.

Na mërzite Get, na ‘tradhëtove’ për së dyti, dhe pikërisht në vendin për të cilin na le, por ç’të bëje edhe këtu djalosh? Çfarë po bëjmë ne që jemi aman? Po vajtojmë për ju që ikët duke përcjellë ndërkohë të tjerë. Ti e preke ëndrrën tënde, ti jetove më shpejt se ne ndaj ike mbase më shpejt se ne, ike më shpejt shok, befas, papritur, pa paralajmëruar, asgjë Get, kush ta kishte kaq për borxh këtë “tradhëti”?

Dhe si gjithnjë ndjehem në faj, nuk bëra sa duhej për të thënë më me forcë se pse unë nuk vendosa të iki nga ky vend. Premtimi ndaj nënës Get, po shok, kur mbase një ditë pasi kishim lozur bashkë unë e ti, varja, ndoshta nuk kemi qenë bashkë atë ditë por me dikë të moshës sonë që edhe ai nuk ndodhet në Shqipëri, e kur kthehem në shtëpi marr vesh se të gjorës i kishte vdekur në Greqi djali i të motrës, në lule të rinisë edhe ai.

Telefoni nuk kapte valë, nëna jote lajmëroi, dëborë ai fund dimri. “Kurrë nuk iki”, i thashë, “më qaj më mirë për së gjalli në vendin tim se për së vdekuri pa më parë as fytyrën”. Mbi 13 vjet më parë. Ajo qau më shumë, si nëna jote tani, më përqafoi dhe s’diti të ndalojë më Get.

E tani as se përfytyroj teta Ollgën. Ajo të kuptoi kur i the se shkova, e dinte se ç’zien një i ri, por nuk di a do ketë forcë për të kuptuar se kjo vdekje e parakohshme nuk ishte përgjegjësi e jotja as e saj. Po të presim dhe po të falim, ti vetëm eja Get.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit