JOQ Albania
Home

Momente paniku/ I riu tenton t’i rrëmbejë nënës vajzën 4-vjeçare nga duart
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 23/05/2020 12:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në qytetin e Korçës ku një djalë rreth moshës 20-vjeçare tentoi t’i rrëmbejë fëmijën 4 vjeç nga duart e një gruaje.

Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 22:00, ne lagjen nr. 17 të qytetit të Korçës.

Burime për gazetën Panorama bëjnë me dije se vogëlushja ka qenë pranë nënës në momentin që një person rreth moshes 20 vjeç i është afruar për ta rrëmbyer por vetëm disa metra më tutje ai është kapur nga banorët e lagjes që e kanë ndaluar dhe kanë njoftuar policinë.

Policia ka shoqëruar disa persona, te cilët kanë sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe më pas është bërë i mundur edhe arrestimi i personit që tentoi të rrëmbente fëmijën.

Ndërsa sipas raporteve të para rezulton se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor por gjithçka do sqarohet në hetimin e mëtejshëm të ngjarjes.