JOQ Albania
Home

Dorëhiqet një tjetër këshilltar socialist në Bashki, ç’po ndodh me të besuarit e Veliajt?!
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 23/05/2020 11:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mësohet se një tjetër këshilltar socialist në Këshillin Bashkiak të Tiranës ka dhënë dorëheqjen pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Pas Genta Mezinit, e cila u dorëhoq pa dhënë arsyet por duke shkruar në rrjetet sociale “boll me përbindëshit”, një tjetër këshilltar, Ervin Mete ka dhënë dorëheqjen.

Ai mbante funksionin e kreut të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare ndërsa raportohet se ka paraqitur dorëheqjen pas datës 17 maj pra pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Ai u bashkua me socialistët pasi më parë ishte pjesë e formacionit politik të krijuar nga Erion Veliaj, G 99 pjesë e të cilit ishte edhe Elisa Spiropali.

Këto dorëheqje të këshilltarëve socialistë po vijnë në një kohë kur SPAK po heton shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.