JOQ Albania
Home

Kruja vazhdon të jetë “zonë e kuqe”, 3 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 23/05/2020 10:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kruja vijon të mbetet ndër zonat e kuqe për pandeminë për shkak të rasteve të vazhdueshme të evidentuara. Rastet në këtë zonë filluan në disa biznese fasonerie e më pas u përhapën në rrethet familjare të të prekurve.

Burimet nga Fax News bëjnë me dije se në 24 orët e fundit janë zbuluar 3 raste të reja me koronavirus, të cilat kanë qenë raste kontaktesh të personave që janë infektuar më herët.

Kujtojmë se dje në vendin tonë u raportua për 12 raste të reja personash të infektuar me koronavirus ndërsa Ministria e Shëndetësisë raportoi se në spital janë të shtruar 17 pacientë dhe 5 prej tyre janë në terapi intensive.

Deri dje u konfirmuan pozitivë me koronavirus 981 qytetarë në të gjithë vendin. Prej të cilëve rreth 79% janë shëruar. Ndërsa ende aktivë për pandeminë mbeten janë 173 persona kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Prej fillimit të epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike