JOQ Albania
Home

Me thirrjen “Duam Drejtësi”, Shkodra mirëpret sot protestën për Teatrin Kombëtar
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 23/05/2020 9:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka njoftuar se do të zhvillojë sot në orën 17:00, protestën e radhës për Teatrin e cila do stacionohet në Shkodër, përballë Teatrit Migjeni.

Të shtunën Shkodra na mirëpret. Protestë. Në ora 17:00. Teatri Migjeni do të jetë “agoraja” jonë. Demokracia nuk është dhuratë, demokracia është kusht. Vendos. Duam drejtësi.

Artistët e Teatrit Migjeni të Shkodrës ishin të parët që mbështetën protestën e artistëve dhe qytetarëve ditën e shembjes së Teatrit Kombëtar dhe reaguan duke treguar mbështetjen e tyre në forma të ndryshme, me pankarta ku shkruhej: Poshtë diktatura.

Ata dolën përpara godinës dhe mjeshtra të vjetër të skenës drejtuan protestën e tyre.