JOQ Albania
Home

Pas një jave protestash me mijëra policë sup më sup, Rama iu mohoi besimtarëve faljen për Bajram
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 23/05/2020 8:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndërsa situata prej pandemisë në vendin tonë vjen duke u përmiruësuar Kryeministri Rama vijon me masat izoluese për fundjavën çfarë bie në kundërshtim me të dhënat e fundit rreth pandemisë.

Ndërsa ky vendim këtë fundjavë cënon edhe besimtarët myslimanë pasi e diela përkon me festën e Fiter Bajramit dhe tradita kërkon faljen e namazit.

Ndërsa u premtua hapja e kishave dhe xhamive kjo e diel që përkon me një festë të madhe për besimtarët myslimanë preket nga vendimi Kryeministrit i cili dha urdhër për të pezulluar çdo aktivitet dhe çdo lëvizje si po bëhet prej muajsh me shqiptarët.

Ndërsa pas vendimit të qeverisë kanë nisur edhe kundërshtitë e para.

Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga ana e Komunitetit Mysliman Shqiptar, se ku dhe si do të bëhet falja e Namazit të dielën por në Shkodër ka qenë ish-deputeti demokrat Edi Paloka i cili ka publikuar një foto, ku njoftohet se xhamitë në Shkodër do të jenë të hapura për të pritur besimtarët.

Shkodra i tregon prape dambllamadhit se nuk tallet dot me qytetare te lire! Gezuar Fiter Bajramin miqte e mi! Gezuar gjithe shqiptareve myslimane kudo qe do te festojne neser!

Reagim ka patur edhe nga ish-ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili, i cili u bën thirrje shqiptarëve të mos binden dhe të bëjnë faljen e namazit.

Ai s’ka lënë pa përmendur faktin se një javë më parë më shumë se njëmijë policë u mblodhën në shesh për prishjen e Teatrit Kombëtar, pa respektuar asnjë masë të higjenës apo distancimit social.

MOS JU BINDNI, BEJENI FALJEN E BAJRAMIT!! Edi Rama me 1500 police sup me sup dhunoi te djelen me 17 maj te gjitha rregullat e pandemise per te prishur Teatrin. S’mund te guxoje te ndale Faljen e Bajramit. S’ka dy pale rregulla nje pale per popullin nje pale per Edi Ramen.
Akti Nornativ ka zero vlere, se zero e beri vete Edi Rama. MOS JU BINDNI!! KY ESHTE MASHTRIM S’KA ASNJE LIDHJE ME PANDEMINE!! KY ESHTE GJYNAH QE S’KA FALJE!! BESIMTARE MYSLYMANE BEJENI FALJEN E BAJRAMIT!!

Kujtojmë se sot është dita e fundit e agjërimit për të gjithë besimtarët myslimanë që pas një muaji sakrificë përfundojnë gjithçka me faljen e namazit një veprim me rëndësi për të gjithë besimtarët e fesë islame dhe që nuk mund të mohoet me vendime absurde të qeverisë.