JOQ Albania
Home

Rama mbyll sërish fundjavën, ndalohet falja e Fiter Bajramit
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22/05/2020 22:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kryeministri i vendit, duket se ka ndërruar mendje në lidhje me masat kufizuese kundër përhapjes së Covid-19.

Pasi deklaroi pak ditë më parë se nuk do të ketë asnjë masë përveç fashës orare deri në orën 21:00, Rama ka njoftuar sot në mbrëmje shkurtimisht se kjo fundjavë do të jetë me të njëjtat rregulla si ajo e shkuara në zonat e kuqe.

Postimi i plotë i Ramës

KJO FUNDjAVË DO TË VIJOJË NJËSOJ SI E SHKUARA! TA KALONI SA MË QETË!

Po si ishte fundjave e shkuar?

Prindërit dhe fëmijët deri në 14-vjeç do lejohen të dalin lirisht nga ora 11:00 deri në orën 21:00, ndërsa pensionistët do lejohen të dalin deri në orën 10:00.

Ndërkohë, nesër do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 21:00, ndërsa të dielën të gjitha do jenë të mbyllura.

Në zonat e kuqe, të shtunën dhe të dielën do ndalohet kategorikisht qarkullimi i automjeteve private, përveç atyre që kanë autorizim për të lëvizur për të shkuar në punë.

Një Bajram ndryshe për besimtarët myslimanë

Si asnjëherë më parë gjatë viteve të demokracisë në Shqipëri, besimtarët myslimanë nuk do të kenë mundësi të kryejnë faljen e namazit të Fiter Bajramit në xhami e sheshe, siç është traditë, e cila është një nga festat më të rëndësishme të këtij besimi. Atyre do t'u duhet që t'i kryejnë ritet fetare në shtëpi.