JOQ Albania
Home

363 vdekje në 24 orët e fundit në Britani/ Ekspertët: Deri në qershor s’do kemi asnjë person të infektuar
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 22/05/2020 19:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 363 vdekje në 24 orë nga koronavirusi i ri gjatë ditës së sotme, ndërsa 35.704 kanë rezultuar të infektuar.

Shifrat vijnë pasi të dhënat e testimit të Shëndetit Publik të Anglisë nga dje tregojnë se asnjë rast i vetëm i COVID-19 nuk është diagnostikuar ende në Londër ose Jug-Lindje nga tamponët e marra të hënën, 18 maj.

Hulumtimi nga Universiteti i Kembrixhit dhe Shëndetit Publik në Angli javën e kaluar tregoi që vetëm 24 njerëz çdo ditë janë prekur nga COVID-19 në Londër.

Dhe një ekspert tjetër i Universitetit të Oksfordit, Carl Heneghan, tha se Mbretëria e Bashkuar mund të jetë në rrugën e duhur për të mos pasur asnjë vdekje në ditë.

Profesori Heneghan, i cili ka ndjekur statistikat nga afër gjatë shpërthimit, tha:

Unë mendoj se deri në fund të qershorit do t'i shohim të dhënat dhe do ta kemi të vështirë të gjejmë njerëz me këtë sëmundje, nëse vazhdojmë me këtë trend.

Ndërsa Simon Stevens, shefi ekzekutiv i Shërbimit Kombëtar Shëndetësor , tha se numri i personave në spital tani është 10,000 herë më i ulët që nga muaji mars dhe konfirmoi se të gjitha të dhënat ende tregojnë për një trend në ulje.

Burimi:Daily Mail| Përktheu dhe Përshtati JOQ-Albania