JOQ Albania
Home

I këshilloi të respektonin rregullat e mbylljes, adoleshentët rrahin keq policin
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 22/05/2020 16:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grup adoleshentësh, janë filmuar teksa qeshin dhe shkelmojnë një oficer policie duke e tërhequr zvarrë përtokë, pasi ky i fundit i këshilloi të zbatonin rregullat e bllokimit në një park.

Policia tha se një oficer i vetëm ishte thirrur në West Byfleet Park në Woking, jashtë Londrës jug-perëndim, dje në orën 7.40.

Të rinjtë u raportua se ishin në kundërshtim me udhëzimet e distancës sociale, ndërsa tre persona, një i rritur dhe dy të mitur, u arrestuan pak orë më vonë.

Oficeri u dërgua në spital me lëndime të lehta në dorë dhe kokë.

Vajzat adoleshente që kapën videon mund të dëgjohen duke qeshur në sfond gjatë xhirimeve.

Një dëshmitare, Claire Brown, 48 vjeç, tha që ajo gjeti pesë automjete policie në park, rreth orës 8:00.

Burimi:Daily Mail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania