JOQ Albania
Home

Rama nuk mban premtimin/ Shqiptari hyn në Kakavijë vetëm pas një gjobe të majme prej 1200 eurosh
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 22/05/2020 15:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Para disa kohësh Kryeministri Rama tha se çdo shqiptar që ndodhet në Greqi dhe i ka mbaruar afati 90 ditor i qëndrimit për shkak të mbylljes së kufirit nuk duhet të shqetësohet kur të kthehet në vend përsëri pasi nuk do gjobitet.

Fjala e Ramës:

Miq që jeni në Greqi me leje 90 ditore! Qeveria greke nuk do t'ju penalizojë për shkelje të pavullnetshme të afatit si pasojë e mbylljes së kufirit! Kufiri është i mbyllur prandaj qëndroni pa lëvizur, mbroni veten dhe familjet tuaja.

Por nuk ka ndodhur kështu. Një shqiptar që ka qenë në Greqi për më shumë se 90 ditë për shkak të mbylljes së kufijve prej pandemisë tregon se është gjobitur në pikën doganore Kakavijë-Gjirokastër sot ndërsa ka kaluar kufirin dhe është futur në Shqipëri.

Ai rrëfen për JOQ Albania se nuk ka marrë asnjë informacion për arsyen pse u gjobit me shumën e majme prej 1200 eurosh ndërsa tregon se afati i qëndrimit i kishte kaluar vetëm me 4 ose 5 ditë.

Ndërsa kryeministri premtoi se askush nuk do gjobitej e vërteta qëndron ndryshe.

Mesazhi i qytetarit për JOQ Albania:

Shikojeni sot dt 22 shifi vet vulat. 1200 euro gjobe. Kakavije-Gjirokaster sot. Ska motiv pse vune gjobe as sju han fare per ne thjesht vendosi gjoben. Mka mbaruar afati 4 dite ka ose 5 po sduan tja din.