JOQ Albania
Home

Trump nderon viktimat nga Covid-19, ul flamujt në gjysmë shtizë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 22/05/2020 14:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Presidenti Donald Trump njoftoi të enjten se flamujt në ndërtesat federale do të ulen në gjysmë shtizë gjatë ditëve të ardhshme, për të nderuar viktimat e koronavirusit dhe anëtarëve të ushtrisë.

Ai tha:

Unë do të ul flamujt në të gjitha Ndërtesat Federale dhe Monumentet Kombëtare në gjysmë shtizë gjatë tre ditëve të ardhshme në kujtim të amerikanëve që kemi humbur nga koronavirusi.Ata meritojnë nderime të plota për sakrificat që bënë për kombin.

Disa guvernatorë demokratë kanë zgjedhur të nderojnë në mënyrë të ngjashme ata që humbën jetën nga koronavirusi.

Edhe ish nënkryetari Joe Biden bëri një rekomandim të ngjashëm:

Unë sugjeroj që Presidenti ta ulë flamurin në gjysmën e direkut, duke nderuar të gjithë ata njerëz, veçanërisht ata që iu përgjigjën të parët, mjekët, infermierët dhe disa prej tyre humbën jetën. Ata janë heronj. Ata duhet të nderohen si të tillë.

Numri i vdekjeve nga pandemia e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara arriti në 100,000.

Burimi:CNN|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania