JOQ Albania
Home

Aksident i rëndë/ I riu shqiptar humb tragjikisht jetën në motor
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 22/05/2020 13:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Piemonte të Italisë. Një 31-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht pasditen e së enjtes.

Sipas informacioneve mësohet se viktima është K.Terniqi.

Aksidenti tragjik ndodhi dje rreth orës 19:00, në një rrugë që lidh Tortona me Pontecurone.

I riu shqiptar ishte duke lëvizur me motorin e tij në momentin kur u përplas për vdekje nga një makinë tip Mercedes.

Informacionet paraprake njoftojnë se dy mjetet udhëtonin në të njëjtin kah të rrugës, kur automjeti që drejtohej nga një vajzë 24-vjeçare përplasi motorrin ndërsa i riu ka përfunduar i përplasur keq në asfalt.

Fatkeqësisht plagët e marra ishin të rënda dhe i riu shqiptar ka ndërruar jetë në moment.