JOQ Albania
Home

Sa është pasuria juaj? Sinan Idrizi: Kam probleme me aritmetikën, si bëj dot llogaritë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 22/05/2020 13:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sinan Idriz, Presidenti i klubit të futbollit Flamurtari, aksioner i kompanisë “Air Albania” dhe njëkohësisht mik i ngushtë i Edi Ramës, është paditur në gjykatë nga një biznesmen turk për mashtrim financiar.

Biznesmeni turk Adnan Pòlat akuzon Idrizin se po i mban peng 3.5 milionë Dollarë.

Për të folur për këtë çështje, Sinan Idrizi ishte ditën e djeshme në një lidhje direkte për emisionin “Opinion”.

Drejtuesi i emisionit, Blendi Fevziu, e ka pyetur Idrizin mbi pasurinë e tij. I zënë ngushtë, biznesmeni është përpjekur të dalë nga situata duke devijuar pyetjen.

Ai u pyet se sa është pasuria e tij, por nuk dha një përgjigje të saktë. Idrizi tha se ka probleme me aritmetikën, edhe pse akuzat ndaj mashtrimeve financiare i ka të mëdha.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: Sa i pasur jeni ju? Sa i pasur jeni ju ose sa vlen kompania juaj?

Sinan Idrizi: I pasur, meqë është një nga ditët e Ramazanit, pasuria për mua është 2 metër katrorë. Unë kam probleme me aritmetikën.

Blendi Fevziu: Po si jeni bërë kaq i pasur duke pasur probleme me aritmetikën?

Sinan Idrizi: Kam pròbleme me aritmetikën e atij mburravecit që është në majë të kotecit dhe tregon se çfarë ka dhe çfarë bën. Unë nuk kam për të treguar se çfarë kam dhe çfarë bëj. Unë dua të punoj, pjesën tjetër pastaj vlerësojeni ju!