JOQ Albania
Home

Abuzoi seksualisht me adoleshentin, arrestohet mësuesja 36-vjeçare
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 22/05/2020 12:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një mësuese nga Wisconsin akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me djalin e saj kujdestar 16-vjeçar, pasi burri i saj thuhet se ka regjistruar në fshehtësi provat e pretenduara të tyre.

Stephanie Pudlowski, 36 vjeç, u arrestua në 15 maj ,pasi policia thotë se audio dhe video të marra në shtëpinë që ndanin në qarkun Oneida, treguan se ajo kishte një marrëdhënie seksuale me djalin.

Ajo është akuzuar për sulm seksual dhe shkaktimin e dëmtimit mendor te një fëmijë, raporton NewsWatch12.

Pudlowski thuhet se e ka takuar djalin ndërsa po jepte mësim në shkollën e mesme James Williams.

Pas marrjes së të riut vitin e kaluar, Pudlowski thuhet se ka pranuar të bëjë seks me të, sipas autoriteteve.

Burri i saj, i cili tani ka bërë kërkesë për divorc, tha se kishte instaluar kamera në htëpi sepse kishte filluar të dyshonte.

Ai regjistroi fshehurazi në dhomën e gjumit të djalit në bodrum, sipas kërkesës penale.

Kjo thuhet se ka treguar aktivitet seksual midis tyre, për të cilët policia thotë se ka vazhduar me muaj.

Burimi:Daily Mail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania