JOQ Albania
Home

Skandali në Berat/ 4-vjeçari humb jetën në mes të parkut, Bashkia lë zhveshur telat e korentit
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 22/05/2020 11:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë u raportua mëngjesin e sotëm në Berat.

Një fëmijë 4-vjeçar ka humbur jetën, për shkak se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Familjarët e kanë çuar me urgjencë në spital pasi ka qenë ende me shenja jete. Vogëlushi ka marrë kujdesin e mjekëve, por nuk Ia ka dalë dot të mbijetojë.

Së fundmi Faxnews raporton se vogëlushi ka prekur disa fije të zheshura dhe ka rënë në masë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një park të qytetit, ku fëmija ka prekur tek ndriçues që ka vënë Bashkia që në festat e kaluara.