JOQ Albania
Home

Del nga burgu pas masave të Covid-19, 25-vjeçari thyen karantinën dhe dhunon policët
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 22/05/2020 10:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 25-vjeçar është arrestuar ditë e sotme pasi ka thyer karantinën dhe masën e sigurisë të arrestit në shtëpi.

I riu është liruar nga burgu i Rrogozhinës në kuadër të masave anti-Covid duke u lejuar të vazhdonte vetëkarantinimin gjatë arrestit në shtëpi.

Mirëpo, ai e ka thyer masën e sigurisë dhe karantinën pasi policia e ka gjetur jashtë ambienteve të banesës së tij.

Gjithashtu 25-vjeçari i ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.

Për 25 vjeçarin përveç akuzës së tentativës për vrasje, i shtohen edhe akuzat e largimit të të burgosurit nga vendi i qëndrimit, dhe kundërshtim i punonjësit të policisë.

Njoftimi i Policisë së Durrësit:

U arrestua në flagrancë shtetasi M. B., 25 vjeç, banues në Durrës.

Për këtë shtetas, në kuadër të masave të mara për parandalimin e përhapjes së COVID-19, nga IEVP Rrogozhinë është vendosur që dënimin e mbetur ta kryente në shtëpi, duke u vetëkarantinuar.

Pas konstatimit se ky shtetas ndodhej jashtë ambienteve të banesës së tij, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe vetëkarantinimin, është shoqëruar në ambientet e Policisë nga shërbimet e Policisë, të cilët i ka kundërshtuar me dhunë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Tentativë për vrasje”, ” Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë.

Foto ilustruese