JOQ Albania
Home

E rëndë/ Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 4-vjeçari
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 22/05/2020 10:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë është është regjistruar mëngjesin e sotëm në Berat.

Mësohet se një fëmijë 4-vjeçar ka humbur jetën, për shkak se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Familjarët e kanë çuar me urgjencë në spital pasi ka qenë ende me shenja jete. Vogëlushi ka marrë kujdesin e mjekëve, por nuk Ia ka dalë dot të mbijetojë.

Nuk dihet sesi fëmija i ka shpëtuar vëmendjes së prindërve.