JOQ Albania
Home

E rrallë/ Punonjësi rrugor shpëton mrekullisht nga goditja vdekjeprurëse në kokë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 22/05/2020 10:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pamjet alarmante tregojnë momentin kur një punëtor rrugor shpëtoi mrekullisht nga vdekja, pasi një sharrë industriale fluturoi disa centimetra nga koka e tij.

Incidenti në fjalë ndodhi pas një grumbullimi të makinave afër fshatit Varoslod në qarkun Veszprem në Hungarinë perëndimore.

Në video, punëtori mund të shihet duke qëndruar para një makine tip 'Peugeot' ndërsa ndalon qarkullimin e trafikut në një drejtim. Papritur, një furgon përplaset në pjesën e pasme të automjetit dhe sharra fluturoi në ajër sipër kokës së tij.

Fatmirësisht, punëtori e shmangu në kohë përplasjen me të , e cila do të mund të kishte rezultuar fatale.

Magyar Közút, firma që kishte kryer punimet, që prej asaj kohe ka lëshuar një deklaratë për shtyp ku thotë se punëtori ishte me shumë fat dhe pësoi vetëm lëndime të vogla si dhe bëri thirrje që të tregohet më shumë kujdes në rrugë.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania