JOQ Albania
Home

Rritet numri i rasteve me Covid-19 në Krujë, konfirmohen 4 të prekur
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 22/05/2020 9:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Rastet me koronavirus në Krujë kanë filluar që të rriten. Së fundmi janë shënuar 4 të infektuar në këtë qytet.

Me rastet e reja numri i të prekurëve aktivë ka shkuar në 35. Mësohet se infeksionet e reja janë kontakte të rasteve të mëparshme me koronavirus.

Kujtojmë se dje Kruja shënoi vetëm 1 të infektuar me Covid-19.

Deri më tani në vendin tonë janë konfirmuar me koronavirus 969 persona, nga të cilët 31 kanë humbur jetën dhe 771 janë shëruar.