Skandali/ Kompania fasone s’u jep pagat e luftës punonjësve, denoncohet administratori

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22.05.2020, 02:22

Pandemia e koronavirusit shkaktoi një krizë të madhe ekonomike tek shumë familje shqiptare, pasi mbyllja e përkohshme e disa aktiviteteve la pa punë mijëra qytetarë.

Qeveria premtoi lëvrimin e të ashtuquajturës "pagë e luftës", e cila sipas tyre do të ndihmonte shqiptarët për të kaluar këtë situatë.

Mirëpo, propaganda e kësaj pakete financiare ishte më e madhe se ndihma që këto para iu erdhën shqiptarëve.

Në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur me denoncime të panumërta, ku punëmarrës të shumtë janë shprehur se nuk i kanë marrë "pagat e luftës", pasi kompanitë në të cilat punonin nuk i regjistronin dhe nuk i lajmëronin për t'i marrë.

Së fundmi, në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një tjetër denoncim, në lidhje me mos-marrjen e "pagave të luftës" nga punonjësit e një fasonerie në Sheq të Madh, të Fierit.

Bëhet fjalë për kompaninë fasone Intex 2A, e cila duket se i ka vënë kapakun "shfrytëzimit" të punonjësve.

Një nga punonjëset e kësaj kompanie ka denoncuar faktin që punëtorët që duhet të përfitonin pagën e luftës s'e kanë marrë ende, ndërsa kompania thotë se i kanë marrë.

Ajo shprehet se administratori i kompanisë, Aleksandër Elezaj, është denoncuar në polici për këtë abuzim me punonjësit bashkë me babain e tij, Astrit Elezaj.

Denoncuesja ka dërguar pamje ambientet e punës ku punonjëset debatojnë me njëra-tjetrën në lidhje me këtë çështje dhe i kërkojnë llogari përgjegjësve.

Po ashtu, ajo ka dërguar disa foto ku shihet abuzimi i qartë i kësaj kompanie, ku në njoftim punonjësve iu kërkohet që për t'u larguar nga puna duhet të njoftojnë një muaj më herët, ose në të kundërt nuk do t'u jepet paga e muajit të fundit, si dhe duhet të kthejnë mbrapsht pagat e tre muajve të mëparshëm.

Në një njoftim tjetër thuhet se punonjësve që do largohen nga puna, por edhe të tjerëve, paga do t'u përllogaritet në bazë të përqindjes së punës së kryer.

Kjo përbën një tjetër skandal ku pronarët e kompanive demonstrojnë edhe njëherë "pangopshmërinë" e tyre, duke mos u dhënë punonjësve as atë që u takon me ligj.

Kreu i qeverisë, Edi Rama, paralajmëroi pak javë më parë pronarët e kompanive që do të bëjnë shkelje dhe se nuk do u jepnin punonjësve pagat e luftës se do të kenë pasoja.

Por a do të ketë pasoja administrative mbi këta pronarë "të pangopur", që abuzojnë në këtë mënyrë?

Denoncimi i plotë:

Pershendetje JOQ! Kjo eshte lista e puntorve qe qe perfitonin pagen e luftes..qe se kan mare akoma ..ata thon qe puntoret i kan mare leket ..por seshte aspak e vertet se po ti kishin mare puntoret leket nuk do ta denonconim ne polici aleksander elezaj apo aleksander licaj bashk me te jatin e tij astrit elezaj o licaj

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit