JOQ Albania
Home

Video Skandaloze/ Sulmi te Teatri, polici-gazetarit: Të q… median tate! Na lanë pa gjumë këta motërq…
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22/05/2020 1:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gazetari Ariglon Pali ka publikuar një video të xhiruar prej tij, në të cilën demonstrohet dhuna e ushtruar nga Policia e Lleshit, jo vetëm ndaj qytetarëve, por edhe ndaj mediave, gjatë aksionit barbar për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Siç shihet dhe në video, efektivët e policisë e kanë trajtuar gazetarin në mënyrë jo profesionale, duke e ofenduar me fjalë nga më banalet e mundshme, si dhe duke ushtruar presion mbi të.

Në video tregohet momenti kur gazetari është shoqëruar në komisariat, ndërsa në makinën e policisë efektivët përdorin gjuhë fyese ndaj protestuesve, artistëve dhe aktivistëve, ku një prej tyre thotë: Na lanë pa gjumë motërq...

Ndërkohë, gjatë bashkëbisedimit midis policëve, një prej tyre i thotë kolegut pse nuk mori dhe protestues të tjerë në makinë, duke i sugjeruar që t'i fuste në bagazh.

Gazetarit i është marrë edhe telefoni, ku ka pasur disa video të xhiruara.

Postimi i plotë:

Bukur pastër pa gabime. Ndoshta video e parë 5 minuta nuk e kanë parë shumë persona. Këtu e keni të zbardhur dhe më të thjeshtuar.