JOQ Albania
Home

Gjendet zgjidhja për të hapur klubet e natës, klientët spërkaten me dezinfektues para se të hyjnë brenda
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 21/05/2020 23:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një klub në Japoni ka nisur spërkatjen e klientëve me dezinfektues ndërsa hynë, për të parandaluar koronavirusin e ri.

Kichiri Shinjuku, një pijetore tradicionale japoneze e njohur si “iz izakaya ’, ka spërkatur klientët me dezinfekant. Gjithashtu klientët para se të hyjnë matin temperaturën dhe në brendësi të klubit një spërkatës i dezinfekton për 30 sekonda.

Gjithashtu kanë një hartë të përcaktuar për t’u ulur.

Zëdhënësi i Kichiri Shinjuku, Rieko Matsunaga i tha:

Ne duam që klientët të ndjehen të sigurt kur hyjnë brenda. Kjo është për qëllim të promovojë distancimin shoqëror dhe të parandalojë infeksionin.

Kompania, Kichiro & Co, ka gjithsej 103 lokale në të gjithë vendin por kompania shpreson të ketë mundësi të hapë edhe më shumë lokale.

Matsunaga shtoi:

Ne vendosëm të zbatojë udhëzimet e reja të jetesës. Do të dëshironim ta përhapim këtë teknologji dhe të bashkëpunojmë me restorante dhe lokale të tjera.

Burimi:LADBible| Përktheu dhe Përshtati JOQ-Albania