JOQ Albania
Home

Dalin pamjet nga brenda Teatrit, policët e Lleshit u futën të armatosur dhe me dhunë
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21/05/2020 22:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Janë publikuar pamjet nga brenda godinës së Teatrit Kombëtar, ku policët e Lleshit shihen të armatosur.

Videoja është publikuar nga ish-deputetja demokrate, Orjola Pampuri, në të cilën forcat e rendit futen brenda Teatrit me armë nëpër duar dhe në mënyrë të dhunshme, sapo kishte nisur aksioni për shembjen e godinës.

Paumpuri iu përgjigj deklaratave të Ramës, i cili mohoi dhunën e policisë, duke e cilësuar atë si "kryeministër me personalitet të shumëfishtë".

Sipas ish-deputetes, Rama aktron dhe mohon gjithçka, ndërsa shton se vota e qytetarëve do të jetë fundi i tij.

Postimi i plotë:

Ky eshte Edi Rama, kryeministri me personalitet te shumefishte. Police te armatosur, te dhunshem, me urdher te ketij personazhi psikopatologjik ne krye te shtetit, i cili nga njera ane urdheron te dhunohen artiste, e qytetare te ndershem, nga ana tjeter, aktron e mohon gjithcka. Vota e qytetareve do te jete fundi i tij.