JOQ Albania
Home

A përhapet koronavirusi nga sipërfaqet e kontaminuara? Përgjigjen ekspertët
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 21/05/2020 23:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve(CDC) gjithmonë kanë paralajmëruar se mund të infektohemi edhe nga sipërfaqet e kontaminuara me Covid-19.

Udhëzimet e fundit shpjegojnë:

COVID-19 është një sëmundje e re dhe ne jemi akoma duke mësuar se si përhapet. Është e mundur që COVID-19 të përhapet në mënyra të tjera, por sipërfaqet nuk mendohet se janë mënyrat kryesore që përhapet virusi.

John Howte, zyrtari mjekësor për faqen e internetit të kujdesit shëndetësor WebMD, tha:

Rregullat e reja nga CDC janë më të qartë dhe ndihmojmë më shumë për të zvogëluar frikën. Shumë njerëz ishin të shqetësuar se duke prekur thjesht një objekt ata mund të marrin koronavirus, dhe nuk është kështu. Edhe kur një virus mund të qëndrojë në një sipërfaqe, nuk do të thotë se është me të vërtetë infektues. Unë mendoj se ky udhëzues i ri i ndihmon njerëzit të kuptojnë më shumë rreth asaj që bën dhe nuk rrit rrezikun. Nuk do të thotë që ne të ndalojmë larjen e duarve dhe dezinfektimin e sipërfaqeve.

Një studim i botuar në “New England Journal of Medicine” tregon se koronavirusi mund të jetojë në disa sipërfaqe deri në tre ditë dhe deri në tre orë në ajër.

Burimi: USA Today| Përktheu dhe Përshtati JOQ-Albania