Nuk ndalet Erion Veliaj, 100 milionë të tjera Shkëlqim Fushës për të fshirë me fshesë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 21.05.2020, 22:38

E keni vënë re se si policët e Bashkisë Tiranë turren me vrap edhe në rrugicat më të humbura të Tiranës për t’ju gjobitur? Mendoni se janë vërtetë kaq të zellshëm për të mirën e qytetit? Jo, aspak. Paratë që ju i nxirrni nga xhepi për të paguar gjobat, përfundojnë në xhepat e oligarkëve që marrin tendera publikë.

Pasi ka marrë mbi 100 milionë euro tendera nga Rilindja, Shkëlqim Fusha duket se nuk ngopet ende. Shprehja që sa më shumë të kesh, aq më shumë do kërkosh, ilustrohet më së miri me rastin konkret. Është përsëri Erion Veliaj i cili ka marrë edhe një herë masat e nevojshme që milionave të panumërta të firmës FUSHA SH.P.K. të përfituara nga paratë publike, t’u shtojë edhe rreth 100 milionë lekë të vjetra të tjera me TVSH.

Sigurisht këto para duken si karamele përballë shifrave marramendase që Shkëlqim Fusha ka përfituar në 5-6 vitet e fundit, por natyrisht për një popull të varfër e të goditur nga disa fatkeqësi natyrore rresht, 100 milionë lekë të vjetra nuk janë një fjalë goje. Aq më tepër kur këto para do të jepen për të fshirë me fshesë hapësirat e parkingjeve të Tiranës.

Po, po, e lexuat mirë. Erion veliaj do t’i japë firmës FUSHA SH.P.K. gjithë këto para për të fshirë 4 herë në javë me fshesë me krahët e punëtorëve dhe dy herë në javë me makineri, hapësirat që administrohen nga Tirana Parking, në varësi të Bashkisë Tiranë. Gjithashtu përfshihen edhe disa shërbime gjelbërimi. Këto para do të jepen për një periudhë disa mujore deri në dhjetor të këtij viti.

Kështu me datë 04.05.2020 nga TIRANA PARKING është zhvilluar procedura e prokurimit me objekt “Shërbime të pastrimit dhe gjelbërimit”, ku pjesëmarrës kanë qenë FUSHA SH.P.K. dhe Pastrime Silvio SH.P.K. Të dyja këto firma kanë ofruar vlera pothuajse identike me diferencë mes tyre prej vetëm 500 mijë lekë të vjetra.

Por sigurisht, firma FUSHA SH.P.K. ka ofruar vlerën më të vogël dhe është shpallur fituese. Natyrisht asnjë ankesë nuk ka patur më pas nga kompania humbëse Pastrime Silvio SH.P.K.

Ky tender është publikuar vetëm ditën e sotme dhe shifra prej rreth 100 milionë lekësh të vjetra, vazhdon ta mbajë Shkëlqim Fushën ndër personat më të favorizuar dhe që kanë përfituar më shumë ndër vite nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit