JOQ Albania
Home

E tërhoqën zvarrë/ Alfred Lela heq pantallonat live para Ramës, i tregon plagët që mori nga dhuna e policisë
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21/05/2020 21:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gazetari dhe analisti i mirënjohur, Alfred Lela, është zhveshur live në emision për t'i treguar kryeministrit Edi Rama se është dhunuar në protestën për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

Episodi i pazakontë ndodhi mbrëmjen e sotme në emisionin "Real Story", ku Rama dhe Lela ishin të ftuar në të njëjtën studio.

Gazetari hoqi pantallonat për t'i treguar shenjat që mori në gjymtyrë nga tërheqja zvarrë e tij nga forcat e rendit, pasi kryeministri sërish me paturpësinë më të madhe tha se nuk ka pasur dhunë në protestë nga policia.

Ai ia tha në sy Ramës se po e dhunon për herë të tretë duke mohuar dhunën e policisë të ushtruar gjatë protestës, ndërsa shtoi se është goditur me shkelma.

Pjesë nga debati:

Lela: Edi, Po të drejtohem me ti, se ti je një njëjës.

Rama: Si urdhëron zoti prokuror

Lela: Po më dhunon për herë të dytë..

Rama: Trego dhe sillu me edukatë.

Lela: Gënjeve me këtë që the

Rama: Kush e ka gjykuar Budina apo Lesi Makbeth…se nuk flet kështu një gazetar pa pikën e etikës si të ishte fiks një personazh i karagjozit.

Lela: Nuk të ka pëlqyer xhesti im ty, i xhestit futjes hedhjes për të ndihmuar një vajzë. Ti je në anën tjetër të historisë, se ti je për dhunën ndaj tyre. Silva Caka u mor nga jashtë rrethimit

Rama: I drejtohesh të ftuarit pa pikën e etikës.

Lela: T’u drejtova ashtu sic e meriton. S’ka se sit ë pëlqejë kjo, se je komplet në anën tjetër. Silva Cava është marrë nga jashtë rrethimit nga policët.

Rama: Këto janë tregimet e tua, përralla bëni pa mua. Unë flas për atë që është, që e shoh unë, e sheh publiku.

Lela: E interpretive si gënjeshtar. Do t’i shohësh pamjet? (Heq pantallonat)

Rama: Nuk më interesojnë fare.

Lela: E meriton.

Rama: Ti mund t’i heqësh pantallonat.

Lela: I heq se nuk kam frikë nga ti. Unë jam goditur me shkelma.

Rama: Ti do të tregosh…

Lela: Më lër të flas.

Rama: Ku janë shkelmat? Nuk ka shkelma, nk ka goditje, ka marrje për krahësh. Policia gjendet duke kapur për duarsh tre vajza policie. Mbërthehu. Nuk ke ngrënë ato shkelma, nuk ke pasur as goditje.

Lela: Hedhja ime, goditja kur jam i shtrirë…

Rama: Nuk ka goditje.

Lela: Çfarë rreziku përbëja unë për policinë?

Rama: Nëse ju z.Lela pretendoni se tërheqja juaj për krahësh është…