JOQ Albania
Home

Zgjidhet misteri/ Kjo është arsyeja pse disa persona hanë shumë dhe nuk shëndoshen
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 21/05/2020 22:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vetëm 1 për qind e popullsisë janë në gjendje të hanë gjithçka që duan dhe të mos shëndoshën. Studiuesit thonë se meritën për këtë fakt e ka një gjen i veçantë. Shkencëtarët studiuan mijëra profile gjenetike të njerëzve dhe zbuluan se rreth një për qind kishin humbur të ashtuquajturin gjenin 'ALK'.

Më pas ata e testuan këtë teori te minjtë dhe mizat, dhe zbuluan se 'bllokimi' i gjenit ALK i lejoi ata të mos shëndoshen edhe pasi mund të konsumonin një dietë me sheqerna dhe yndyrë.

Autori kryesor, Josef Penninger, nga Universiteti Colombia në Britani, tha se bllokimi i gjenit një ditë mund të përbëjë bazën e një trajtimi të tërë që përdoret nga njerëzit mbipeshë.

Ai tha:

Ata mund të hanë gjithçka që dëshirojnë dhe të jenë metabolikisht të shëndetshëm. Ata hanë shumë, nuk bëjnë ushtrime gjatë gjithë kohës, por thjesht nuk fitojnë peshë.

Proteina ALK ka qenë me interes për shkencëtarët për disa vite për tu studiuar dhe për t’u kuptuar dhe tashmë ka ilaçe që mund ta bllokojnë atë. Kjo për shkak se ajo shpesh muton në një numër formash të kancerit, duke fituar reputacionin e tij si një 'onkogjen' që ushqen zhvillimin e tumorit.

Roli i gjenit jashtë kancerit ka mbetur i paqartë deri më tani, por gjetja e re tregon se luan një rol jetësor.

Burimi:Daily Mail| Përktheu dhe Përshtati: JOQ-Albania