JOQ Albania
Home

SHBA e futi familjarisht në listën e zezë, jep dorëheqjen zv.ministrja e Ramës që iu arrestua i ati
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21/05/2020 21:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Zv.ministrja e Arsimit, Lorena Haxhiu ka dhënë dorëheqjen nga ky post, pasi babai i saj, Eduart Haxhiu, u arrestua pak ditë më parë si pjesë e një grupi kriminal që dërgonte emigrantë në SHBA, Kanada dhe Britaninë e Madhe në mënyrë ilegale, duke falsifikuar dokumentet.

Mësohet se Haxhiu i ka paraqitur dorëheqjen e saj kryeministrit Rama, sapo i ati u arrestua nga policia.

Ndërkohë që ditën e sotme, zv.ministrja dhe gjithë familja e saj u futën në listën e zezë të personave që iu ndalohet hyrja në SHBA nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH).

Kujtojmë këtu se 52-vjeçari Eduart Haxhiu u arrestua bashkë me 24 shtetas të tjerë pas urdhër-arresteve të lëshuar nga SPAK.

SPAK dha masën e sigurisë "Arrest në burg" për babain e zv.ministres, i cili akuzohet për veprat penale: "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" më shumë se njëherë , "Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave" , "Grupi i strukturuar kriminal", "Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".